SHOK-GODITJET NGA TARIFAT E TRUMP: A DO TË JET I PREKUR EDHE BALLKANI PERËNDIMOR?”

Share This Post

Shkarkoni analizën e plotë të politikave.
Lexoni këtë kolumnë në maqedonisht.


QHKP përgatiti një analizë të shkurtër politike që I vlerëson efektet në eksportin e ekonomive të tregut në zhvillim të Ballkanit Perëndimor nëse presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë tarifa për importet. Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave – QKKP, think-tanki udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, kryejti një analizë ekonometrike, të bazuar në supozime dhe teste restriktive të metodës ONK që na mundësoi të shqyrtojmë efektet në indeksin e kostos së jetesës dhe rritjen e PBB-së me futjen e tarifave. Modeli ekonometrik bazohet në të dhëna për periudhën 2000-2023 që i përkasin pesë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi).
QKKP realizoi projeksione për ndikimin e tarifave në indeksin e çmimeve të konsumit në modelin e parë dhe për rritjen e PBB-së në modelin e dytë. Dy skenarë u krijuan për këto projeksione. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) ishte variabla jonë e interesit, ndërsa eksporti si përqindje e PBB-së dhe kursi i këmbimit ishin variabla ekzogjenë në modelin e parë. Periudha e projektimeve është 2025-2030. Për projekcionet në të dy modelet u përdorën metoda deterministe-dinamike dhe algoritmi i Gauss-Sajdel.

  • Sipas skenarit të parë, Trump i Kufizuar (me ulje të eksportit prej 10% në vit dhe kurs të luhatshëm nominal që ndjek rrugën e tij natyrore), Shqipëria do të ketë inflacion të qëndrueshëm, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të përjetojë deflacion,për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, në dy vitet e para të periudhës së parashikuar pritet një rritje e vogël dhe e parëndësishme e normave të inflacionit, e më pas ato do të ulen gradualisht në vitet e ardhshme, duke çuar në një inflacion të qëndrueshëm.
  • Sipas skenarit të dytë, Trump i Plotë (me ulje të eksportit prej 20% në vit dhe kurs të luhatshëm nominal që gjithashtu ndjek rrugën e tij natyrore), pritet një ulje më e madhe e inflacionit në të gjitha vendet, me një normë negative të papritur të inflacionit për Bosnjën dhe Hercegovinën, duke arritur nivelin prej -12% në vitin 2030. Një trend i ngjashëm deflacionist, por në shkallë më të vogël, pritet për Maqedoninë në periudhën 2028-2030. Për Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, sipas skenarit të dytë pritet të ketë një inflacion të qëndrueshëm.

QHKP ka bërë projeksione edhe për ndikimin e tarifave mbi rritjen e PBB-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu përmes krijimit të dy skenarëve. Duke ndjekur të njëjtën procedurë, u simuluan vlerat e panjohura për rritjen e PBB-së. Variablat eksogjenë të përfshira në model ishin: Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI), Eksportet si përqindje e PBB-së (EXPORTGDP), Investimet Direkte të Huaja si përqindje e PBB-së (FDI), Investimet totale në asete fikse (GCF) dhe Pjesëmarrja e fuqisë punëtore si përqindje në popullatën totale 15+ (LFP). Rezultatet e skenarit të parë, Trump i Kufizuar, me një rritje vjetore të CPI prej 10% dhe një ulje prej 10% të EXPORT_GDP, si dhe një ulje prej 5% të FDI, tregojnë një ulje të nivelit të rritjes së PBB-së për të gjitha vendet në periudhën 2025-2030. Një normë më e lartë rritjeje e CPI prej 20% në vit dhe një ulje më e madhe e EXPORT_GDP prej 20%, FDI prej 10%, si dhe një ulje e GCF dhe LFP prej 5% në vit (skeneri i dytë, Trump i Plotë) rezulton në një rënie më të madhe të nivelit të rritjes së PBB-së në çdo vend.

  • Sipas skenarit të parë Trump i Kufizuar, goditja më e madhe mbi rritjen e PBB-së pritet të ndodhi për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, ndërsa goditja më e vogël pritet për Serbinë. Një rënie e madhe e rritjes së PBB-së pritet edhe për Maqedoninë, e cila do të stabilizohet vetëm në vitet 2029 dhe 2030.
  • Sipas skenarit të dytë, Trump i Plotë, të gjitha vendet gjatë të gjitha viteve të periudhës së projektuar 2025-2030 do të regjistrojnë rritje negative ekonomike (përveç Serbisë në vitet 2025, 2027 dhe 2030). Sipas këtyre projeksioneve, Maqedonia do të përballet me rënien më të madhe të rritjes, nga -8% në -9% gjatë periudhës 2027-2029, ndërsa Serbia gjithashtu do të ketë rënien më të vogël të rritjes edhe në këtë skenar.

Kështu, rezultatet e marra nga këto dy skenarë tregojnë efekte të pafavorshme dhe negative për rritjen e PBB-së në Ballkanin Perëndimor. Nëse tarifat hyjnë në fuqi, mund të ketë një ndikim të vogël në çmime gjatë dy viteve të para, derisa ekonomitë të përshtaten, pa shpërthime të rëndësishme që do të rezultonin në rritje të normës së inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, hyrja e tarifave do të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike, pasi do të rezulton në një ulje të eksporteve dhe të investimeve të huaja direkte (FDI), gjë që do të ndikojë në konkurrueshmërinë e ekonomive në këtë rajon.

Për të ruajtur ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në këto kushte të ndryshueshme të politikës globale ekonomike dhe tregtare, QHKP ofron rekomandimet e mëposhtme:

1) Zbatimi i masave mbrojtëse për sektorët е ndjeshëm;
2) Sigurimi i mbështetjes, ndihmës financiare dhe subvencioneve për kompanitë që prodhojnë produkte me kërkesë lokale me qëllim që të zvogëlohet varësia nga importet;
3) Zbatim i politikave për integrimin e tregut të punës dhe zhvillimin e biznesit për të mbështetur kthimin e individëve që janë kthyer në atdhe;
4) E nevojshme është që rajoni i Ballkanit Perëndimor të përgatitet që të përballet mungesën e vazhdueshme të forcës punëtore.


Shkarkoni analizën e plotë të politikave.
Lexoni këtë kolumnë në maqedonisht.


Summary:

Shockwaves from Trump’s Tariffs: Will the Western Balkans Be Affected?

The Center for Research and Policy Making (CRPM) published a policy analysis assessing the potential impact of U.S. President Donald Trump’s proposed import tariffs on the developing market economies of the Western Balkans. Using econometric models based on data from 2000 to 2023 for five countries—Albania, Bosnia and Herzegovina, North Macedonia, Montenegro, and Serbia—the study projects how tariffs could impact inflation and GDP growth between 2025 and 2030.

Results from two scenarios, “Limited Trump” (10% export reduction) and “Full Trump” (20% export reduction), show that while inflation may remain relatively stable, GDP growth would decline across all Western Balkan economies, with the sharpest drops projected for Bosnia and Herzegovina, Montenegro, and North Macedonia.

CRPM warns that tariffs would likely reduce exports and foreign investments, undermining regional competitiveness. The analysis recommends protective measures for vulnerable sectors, financial support for local producers, labor market integration policies, and strategies to address the region’s workforce shortages.

More To Explore

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.